GOSS-BIZ 13 Maj 2022, 22:00
Mc Kresha dhe Lyrical Son tregojnë kush paguhet më shumë në koncerte

NEWS-31
Mc Kresha dhe Lyrical Son ishin të ftuar në “Më lër të flas” ku folën rreth karrierës dhe marrëdhënieve personale.
Artistët u pyetën nga vëllezërit Veshaj se cili nga të dy paguhej më shumë nëpër koncerte dhe përgjigjja u dha menjëherë kur të dy shpërthyen në të qeshura.
“Unë dhe Festimi kemi pasur grindje, kacafytje, keqkuptime të të gjitha natyrave të ndryshme përveç lekut sepse ne gjithçka e ndajmë 50-50,” – u përgjigj MC Kresha ndërsa u pasua nga duartrokitjet e publikut.
Sigurisht nuk mund të mungonte dhe një batutë nga Romeo i cili i drejtoi një thirrje publike Elgit Dodës (sigurisht në kuadrin e shakasë). Kujtojmë se Elgiti, Romeo dhe Donaldi kanë marrë pjesë nëpër koncerte bashkë nisur dhe nga bashkëpunimet e tyre muzikore.
View this post on Instagram