Marsela Çibukaj shpallet fituese e “Kënga Magjike 2022”!
Është përmbyllur një tjetër edicion i "Kênga Magjike" mbrëmjen e djeshme, teksa formula e re e festivalit ka parë artistët shqiptarë e ndërkombëtarë të performojnë në skenë, për të konkuruar për disa çmime, por mbi të gjitha për vendin e parë dhe çmimin si fitues i eventit të rëndësishëm muzikor.
Në fund rezultoi një mbrëmje për t'u mbajtur mend për Marsela Çibukajn, e cila me këngën "I paftuar" rrëmbeu çmimin e madh, teksa faktor për fitoren e saj u bënë pikët e publikut. Pjesë e fitores së saj ishin edhe Alban Ramosaj, Marko Polo dhe Darko Dimitrov.
Po ashtu Marsela u shpall fituese e çmimit "Big Artist", që ndahej mes këngëtarëve shqiptarë, ndërsa Martin Pano u shpall so fitues i "Best New Artist".
Sa i përket artistëve të huaj, grupi Mamagama u shpall "Best New International Artist" dhe një tjetër grup, Le Deva morën çmimim "Best Big International Artist".
/News31