
Vendosje
Produkti
Produkti

GOSS-BIZ 2 Gusht 2022, 15:54
Lum si Aurela, këngëtarja tregon arsyen pse është gjithmonë në formë të shkëlqyer

NEWS-31
Aurela Gaçe është dalluar që në fillimet e saj për zërin potent, sensin e humorit me të cilin ka bërë për vete me qindra fansa jo vetëm në eventet ku merr pjesë, por edhe në gëzimet e ndryshme familjare, si dhe stilin ekstravagant që e karakterizon nga të tjerët. Energjia e Aurelës është thuajse e pashtershme dhe këtë gjë e tregon gjithmonë.
Këngëtarja së fundmi ka bërë një “Ask me a question” në Instagram, ku i është përgjigjur ndjekësve të saj. Dikush e pyet këngëtaren nëse ajo është shtatzënë.
“Je zbukuruar shumë, ndonjë çun apo llafe janë?”, e pyet ndjekësi.
Nga ana tjetër, Aurela ka kthyer përgjigjen duke shkruar: “Më mban burri mirë prandaj. Bukuria është relative, me shije, me momente. Unë ndihem mirë edhe atë e reflektoj. Kaq”.