GOSS-BIZ 20 Mars 2023, 19:52

Luizi po përshtat një tjetër strategji të fituesit të "Big Brother Canada", për çfarë bëhet fjalë këtë herë?

Luizi po përshtat një tjetër strategji të fituesit të

Besojmë e keni kuptuar tashmë që Luiz Ejlli është një "fans" i madh i "Big Brother Canada" dhe e ka studiuar shumë mirë lojën e fituesit të tij, Kevin Jacobs. Kështu, ai tha se strategjnë që dënoi e coi në nominim vetë Luizin, Kristin dhe Armaldon e mori pikërisht nga Jacobs, gjë që edhe vetë kanadezi e vlerësoi dhe i bëri shumë punë, duke qenë se ju shtuan ndjekësit si asnjëherë më parë, por ky është tjetër diskutim. 

E mesa duket këngëtari ka edhe një tjetër "as nën mëngë" të marrë nga repertori i Kevin, të cilën e ka ndarë me banorët sot, teksa diskutonin nominimet e cifteve, Kiara-Olta e Qetsor-Kristi. Kështu, duke biseduar se kush do të shkojë në nominim "kokë më kokë", Luizi tha se ka më shumë gjasa të skojnë Kristi dhe Qetsori. Ndërkohë, i pyetur nga Olta se çfarë do bëjë, nëse publiku dërgon në televotim atë dhe Kiarën, Luizi tha se ai nuk ka për të bërë asgjë, pasi në këtë "skenar" largohet Olta.

‘Nëse del me Kiarën ti je jashtë. Ka James skema prapë, ka pasur gruan ai aty e shkoi në finale me gruan. Ka qënë në finale me njërin James, me një super të fortë dhe e kishte gruan në nominim kokë më kokë brenda. Hata ndodhën gjatë atyre 4 ditëve. Kanadezit iu vu e gjithë shtëpia."- tha Luizi, duke paralajmëruar "hatanë" nëse Kiara do të jetë e nominuar dhe në rrezik për t'u eleminuar. 

Nuk dimë të shpresojmë që të dalë apo jo Kiara në nominim, por "hatanë" e huazuar nga Kanadaja do doninim ta shohnim. 

/News31