GOSS-BIZ 16 Mars 2023, 23:15

Luizi ka në plan të dalë në nominim me Oltën dhe Qetsorin, por ky i fundit i "premton" një surprizë, për çfarë bëhet fjalë?

Luizi ka në plan të dalë në nominim me Oltën dhe

Pas strategjisë që përdori për të dalë në nominim me Armaldon dhe Kristin, të cilët i vuri në lojë pa dijeninë e tyre që të thyenin rregullat e shtëpisë së "BBVIP" dhe të dënoheshin, Luizi duket se ka në plan një tjetër lëvizje të ngjashme, por këtë herë do të përfshijë Oltën dhe Qetsorin. 

Mesa duket këngëtari e ka edhe një "as nën mëngë" në repertorin e truqeve që ka studiuar nga "Big Brother"-at ndër vite, dhe këtë do ta përdorë për "rivalët" e tij më të fortë në program, deri më tani. Këtë ai e ka thënë sot, gjatë një debati mes konkurentëve, duke thënë se ka dicka në mend që do ta realizojë për një super nominim mes të treve, madje do ja tregojë paraprakisht, vetëm "sa të dalë jashtë Maestro" këtë të shtunë. Sepse për Luizin në nominimin mes tij, Kristit dhe Armaldos, është ky i fundit që eleminohet. 

Megjithatë duket se jo vetëm Luizi ka dicka në mend, por edhe Qetsori ka pregatitur një surprizë për të, në "një vend special", por për këtë nuk na dha ndonjë informacion më shumë. Mund të ketë edhe ai ndonjë formë nominimi në mend, ose ka bërë ndonjë kërkesë në produksion, për ndonjë mision të fshehtë, për këtë duhet të presim e të shohim. 

Pak por e sigurtë, si një ish-fitues dhe ekspert i lojës, edhe Qetsori do të dijë si të përdorë strategji të ngjashme me Luizin, ndërsa ka thënë se do ta "ruajë" këngëtarin pas cdo lëvizje të tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

/News31