GOSS-BIZ 15 Mars 2023, 12:42

Luizi tha se planin e nominimeve e ka parë te loja e tij, reagon fituesi i Big Brother Canada

Luizi tha se planin e nominimeve e ka parë te loja e tij, reagon fituesi i

Mbrëmjen e djeshme, “Zarfi i Zi” dërgoi në nominim Luizin, Armaldon dhe Kristin. Ky ishte dënimi që djemtë morën pasi të tre janë futur për disa sekonda në tualetin e shtëpisë, duke biseduar me mikrofona fikur.

Pas këtij vendimi Luizi tregoi se ai e kishte planifikuar një gjë të tillë. Artisti u shpreh se duke qenë se “Kutia e Pandorës” i shkoi dëm, mendoi të shkelte rregullat duke përfshirë Armaldon dhe Kristin. Madje ndër të tjera Luizi tregoi se këtë plan e kishte parë ta bënte fituesi i “Big Brother Canada”.

E duket se kjo gjë i ka shkuar në vesh fituesit të BBC, Kevin Jacobs. Përmes një statusi në Twitter ai shkroi:

“Ah, bëji ata të ndihen të sigurtë dhe pastaj BOOM i ke nominuar. Big Brother Canada 11””

Më pas një komentues shqiptar I sqaroi gjithcka duke shkruar:

“Sapo ndodhi në Big Brother Vip Albania. Mbreti ynë realizoi ‘planin e tualetit’ dhe tregoi se si shembull kishte marrë lëvizjën tënde në BBC. Lëvizje gjeniale”

Dhe Kevin I është përgjigjur sërish duke I thënë se dikush I kishte treguar rreth kësaj gjëje:

“Dikush më tregoi që ky djalë (Luizi) më ka studiuar”.

Tani po, mund të themi që loja e Luizit ka kaluar kufijtë shqiptarë.

Luizi tha se planin e nominimeve e ka parë te loja e tij, reagon fituesi i