GOSS-BIZ 17 Mars 2023, 09:20

Luizi zbulon arsyen pse refuzoi ftesën për të qenë pjesë e edicionit të kaluar të "Big Brother Vip"

Luizi zbulon arsyen pse refuzoi ftesën për të qenë

Luiz Ejlli është cilësuar si fenomeni dhe personazhi më i përfolur i këtij “Big Brother”, por shanset ishin shumë të larta që artistin ta shihnim që në edicionin e parë. Vitin e kaluar ai ka marrë ftesën e produksionit për të qenë pjesë e Big Brother VIP Albania 1, por e ka refuzuar. Këtë e ka pohuar vetë Luizi gjatë ditës së djeshme.

Në një bisedë në kuzhinë me Gertin, Kiarën dhe Dean, Luizi ka treguar se ka qenë i ftuar për të qenë pjesë e “Big Brother VIP 1”, por pati arsye pse nuk pranoi. Atij i ndërroi jetë babai dhe për këtë arsye nuk mundi të merrte pjesë.

Pjesë nga biseda:

Gerti: “Ti do hyje që në Big Brother-in e parë?”

Luizi: Po, më thanë, por më vdiq babai dhe e lashë.

Gerti: Domethënë e ke studiuar Big Brother-in që në pandemi?

Luizi: Jo mor burrë, dy muaj para se të hyj. Thashë ta marr vesh njëherë se ku po futem. E fillova të studioj lojërat, zarfet si bëhet “Big Brother”.

Artisti ja doli që të kapërcente dhimbjen e kësaj fatkeqësie dhe sot të jetë një ndër personazhet më të komentuar në vend.