GOSS-BIZ 14 Mars 2023, 22:11

Lindsay Lohan ndan lajmin e bukur, shtatzënë për herë të parë!

Lindsay Lohan ndan lajmin e bukur, shtatzënë për herë

Ylli i adoleshencës tonë Lindsay Lohan po jeton ditët më të bukura të jetës së saj, teksa ka bërë me dije se është në pritje të fëmijës së parë me partnerin, Bader Shammas. Aktorja e njohur e ka ndarë lajmin në Instagram, duke postuar foton e një veshje shumë "cute" për bebe, ku bashkangjitur shkruante: “Jemi të lumtur dhe të bekuar”.

Kujtojmë se Lindsay dhe Shammas u fejuan në vitin 2021 dhe në atë kohë, të gjithë e morëm vesh sërish nga Instagram-i. Më pas, ajo iu referua një ditë papritur Bader si “bashkëshort” dhe ja, kështu u martuan dhe më pas u krijua një familje e bukur, e cila tani po zgjerohet edhe me një bebush.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lindsay Lohan (@lindsaylohan)

Aktorja duket mjaft e lumtur me partnerin e saj, më në fund pas vështirësive që ka kaluar vitet e kaluara dhe shumë herë është shprehur se është gruaja më me fat në botë krah tij.

/News31