GOSS-BIZ 14 Maj 2022, 21:24

Ledri Vula zbulon më në fund “arsyen” e vërtetë pse është i pasur

Ledri Vula zbulon më në fund “arsyen” e vërtetë

Ledri Vula prej vitesh njihet si një ndër artistët më të dashur për publikun.

Përpos sukseseve të shumta që Ledri numëron në muzikë, ai është shumë aktiv dhe në rrjete sociale duke postuar herë pas here video të ndryshme humori.

Një ndër videot e fundit që këngëtari ka postuar në profilin e tij të Tik-Tokut është trendi i pyetjes më të famshme “What do you do for a living” të krijuesit Daniel Mac.

Kësaj pyetje këngëtari shqiptar i është përgjigjur me humor “Only Fans”.

Daniel Mac është shëndërruar në një nga njerëzit më të famshëm të Tik-Tokut për shkak të pyetjes së famshme “What do You do for a living”.

Gjithçka që ai bën është kjo pyetje drejtuar të gjithë personave të famshëm ose jo të cilët kanë një makinë apo shtëpi luksoze shumë të bukur.

Ai numëron miliona ndjekës në Tik-Tok dhe Instagram.