GOSS-BIZ 22 Nëntor 2022, 14:46

Ledri Vula bën tatuazhin e veçantë dedikuar periudhës më të vështirë të Kosovës

Ledri Vula bën tatuazhin e veçantë dedikuar periudhës

Ledri Vula njihet tanimë si një person tatuazhet e të cilit janë përherë shumë të veçantë. Së fundmi reperi ka shtuar në trupin e tij një tjetër tattoo, kuptimi i të cilit është sa i bukur aq edhe i ndjerë.

Në pjesën e krahut ai ka gdhendur përgjithmonë një rraketë. Por çfarë simbolizon?

Ky tatuazh lidhet me periudhën më të vështirë që Kosova dhe qytetarët e saj kanë kaluar në historinë e tyre. Bëhet fjalë për luftën e vitit 1999 dhe ndërhyrjen e forcave të NATO-s, të cilat ndihmuan në tërheqjen e pushtuesit.

Teksa e ka ndarë me ndjekësit tatuazhin e ri, mbi foto Ledri ka shkruar:

“Nato 99”

Ledri Vula bën tatuazhin e veçantë dedikuar periudhës

Një dedikim kaq special për vendin e tij…