“Larg syri i keq” Eixhel Shkirës i ndodh e papritura në mes të pushimeve
Einxhel Shkira ka nisur pushimet e para së bashku me Dj Dagz ku duken shumë të lumtur krah njëri-tjetrit duke shijuar dhe fotografuar çdo moment dhe duke i ndarë me miqtë dhe fansat e tyre momentet e bukura.
Por pushimet nuk po shkojnë shumë mirë pasi ditën e djeshme ajo ka postuar në profilin e saj në Insta Story foto ku shihet me një temometër në dorë duke treguar kështu se krejt papritur është sëmurë,ndërsa në foton tjetër Einxhel ka mbuluar një foto me syrin blu.
Krahas fotos ajo ka shkruar: “Aa po vazhduam kështu sdo postoj më” Sipas fotove të postuara nënkupton se si pasojë e fotove të shumta që ka postuar syri i keq i njerëzve ka sjellë që Einxhel të sëmuret.
Që pas daljen nga shtëpia Einxhel dhe Dagz janë një ndër çiftet më të bukur të showbizit të cilët lidhjen e tyre të dashurisë e vazhduan edhe jashtë shtëpisë ku duken më të dashuuar se kurrë.