GOSS-BIZ 29 Dhjetor 2021, 14:06

Kylie Jenner bëhet nënë për herë të dytë dhe lajmin po e mban të fshehtë?

Kylie Jenner bëhet nënë për herë të dytë dhe

Fansat e Kylie Jenner kanë bindjet se ia zbuluan sërish një sekret. Ata kanë vënë re një detaji që i ka bërë të mendojnë se miliarderia ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë. Shkak këtë herë është bërë Travis Barker, i fejuari i motrës së saj Kourtney. Travis postoi një foto në Instastory teksa po shikonte "Si Grinch vodhi Krishtlindjet", ku shihej ekrani i televizorit së bashku me dekorin. Fotografia kapi gjithashtu tavolinën me objekte të shpërndara, duke përfshirë një vazo me trëndafila të kuq, libra dhe një filxhan çaji. Sidoqoftë, vëmendja e fansave u tërhoq nga një tjetër artikull - një biberon fëmijësh gjysmë e mbushur - duke nxitur teoritë se i përket Kylie.

Fotoja u postua në faqen e lajmeve rreth Kardashian, "Kardashian News", që shkruan krah postimit: "Pra, shishja e kujt është në shtëpinë e Kourtney-t në Instastoryn e Travis sonte? Djema, nuk mendoj se kjo do të thotë gjë, por po shoh njerëz që po nxjerrin teori."

Kylie Jenner bëhet nënë për herë të dytë dhe

Shumë fansa drejtuan gishtat drejt motrës më të vogël Kardashian-Jenner pasi vunë re një tjetër detaj në një video pak ditë më parë. Bëhet fjalë për një Instastory të Khloe, ku shiheshin vajza e Khloe, True, vajza e djali i Kim, Chicago dhe Saint, dhe vajza e vogël e Kylie, teksa ndjeknin Santa Claus-in në një festë familjare në prag të Krishtlindjeve.

Por Stormi ishte e vetmja që mbante maskë, dhe disa fansa mendojnë se kishte një arsye specifike që ajo ta mbante fytyrën të mbuluar: Që të mos rrezikojë vëllain ose motrën e vogël.

Kylie Jenner bëhet nënë për herë të dytë dhe

Fansat zbuluan se Kylie ishte shtatzënë

Nuk duhet harruar se nga asgjëja fansat e Kylie zbuluan se ajo ishte shtatzënë duke bashkuar detaje të tilla në dukje të parëndësishme. Ajo publikoi asokohe një foto të saj veshur me një fustan jeshil për ditëlindje dhe ndjekësit vunë re thonjtë ishin të njëjtët me ata që ka pasur në muajin qershor. Gjithashtu fansat vunë re diçka të pazakontë në mesazhet që mori për ditëlindje nga miqtë dhe familjarët.

Motrat e saj të famshme përdorën shpesh fjalën “baby” në dedikimet për 24-vjetorin e Kylie-t. Khloe ju referuar Kylie-t “baby girl” (vogëlushe) dhe publikoi një foto kur ajo ishte shtatzënë me Stormin. Kendall shkroi “baby sister” në dedikimin për Kylie-n në Instagram. Po ashtu një postim i Kylie duke ngrënë sushi bëri që fansat të vinin re diçka të çuditshme në ushqimin e saj. Sushi nuk përmbante peshk dhe ajo po ushqehej vetëm me avokado. Gratë shtatzëna nuk lejohen të konsumojnë sushi dhe fansat e kanë marrë këtë si një shenjë se ajo është në pritje të ëmbël.

Të kenë të drejtë edhe këtë herë?

/News31