
Produkti

Ky është i vetmi vend në Tiranë ku mund të gjeni gjithçka që dëshironi sa hap e mbyll sytë

Të bësh shopping online ka disa vite që është kthyer në trend, megjithatë ishte periudha e pandemisë që i "vuri vulën" faktit se të bërit pazare nga rehatia e shtëpisë ishte e ardhmja, "e-commerce" ishte e ardhmja. Dhe që Aladini është kompania më e madhe në Shqipëri për e-commerce, kjo nuk ka vend për dyshime. Por Aladini nuk është vetëm kaq!
Prej pak muajsh në qendër të bllokut mund të gjeni një dyqan me një koncept krejt ndryshe, një eksperiencë e re që vjen pikërisht nga Aladin.
Bëhet fjalë për një mundësi për t'u takuar nga afër fizikisht dhe më e rëndësishmja për të ndërvepruar, sepse pandemia nuk na mësoi vetëm që të bësh shopping online është e ardhmja, por edhe diçka më të rëndësishme, që në fund ne nuk bëjmë dot pa njëri-tjetrin, pa folur, pa u takuar dhe le ta pranojmë, të gjithë duan ta prekin më parë atë që duan të blejnë. Aladin këtë e di shumë mirë.
Prandaj vjen Aladin Koncept, një dyqan, hapja e madhe e të cilit bëri shumë bujë pak kohë më parë, ndërsa tani ju mirëpret të gjithëve që ta vizitoni. E nëse e bëni do të vini re dy detaje interesante. I pari, që dyqani nuk është asnjëherë njësoj dhe e dyta, arsyen pse fushata e hapjes ju ftonte te Bunkeret.
Aladini ynë nuk është si ai i Disney, për të vetmen arsye se nuk të kërkon 3 dëshira, por të plotëson 20 mijë të tilla, si 20 mijë produktet nga të gjitha kategoritë që ofron online, me mundësinë për t'i blerë nga cdo cep i Shqipërise, Kosovës dhe Maqedonisë. E çka është më e rëndësishmja, keni një mundësi kthimi brenda 14 ditëve.
Nëse ajo që të intereson janë blerjet online, Aladinin e ke gjithmonë aty, nëse do ta vizitish nga afër, po ashtu e ke gjithmonë aty, fiks në Bllok. Mesazhi është i qartë besoj, Aladini është gjithmonë aty.
Nëse dëshironi të blini në dyqanin më të madh online në Shqipëri, klikoni në https://aladini.al/