GOSS-BIZ 24 Nëntor 2022, 14:39

"Kur erdhe në jetë ti, unë linda për së dyti"- Urimi emocionues i Getoar Selimit për të bijën në 1-vjetorin e saj

"Kur erdhe në jetë ti, unë linda për së

1 vit më parë, Getoar Selimi dhe bashkëshortja e tij, Marina Vjollca, u bënë prindër për herë të parë, me moderatoren që solli në jetën vajzën e tyre, Marget. Cifti i njohur përgjatë këtij viti të mbushur me emocione e plot me dashuri, kanë ndarë shpesh momentet që kalojnë me të bijën, më së shumti Marina pasi reperi ka zgjedhur të jetë më i rezervuar, megjithatë sot ai ka bërë një urim vërtetë të bukur për vajzën. 

Kështu, bashkangjitur me një foto ku shfaqet me Marget, Ghetto Geasy shkruan se momenti që ajo ka ardhur në jetë, ka qenë si një lindje e dytë edhe për të, ndërsa shprehet se kur sheh sytë e vajzës dhe buzëqeshjen e saj, kupton që jeta ja vlen të jetohet me të gjitha vështirësitë e saj. 

Urimin për "ëngjëllin e tij" artisti e mbyll me një premtim, se do të jetë gjithmonë pranë vajzës! 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy)

Edhe 100 vjec Marget! /News31