GOSS-BIZ 19 Nëntor 2022, 15:49

Ku dhe kur do të zhvillohet koncerti i Dua Lipës në Tiranë dhe mbi të gjitha, a do të jetë falas?

Ku dhe kur do të zhvillohet koncerti i Dua Lipës në Tiranë


Siç mund ta keni lexuar/dëgjuar, Dua Lipa do të jetë në Tiranë më 28 Nëntor, teksa do të japë koncertin e fundit të turit "Future Nostalgia" dhe njëkohësisht do të festojë Ditën e Pavarësisë me të gjithë shqiptarët e saj (duke shlyer edhe faktin që nuk performoi nê Sunny Hill Festival në verë).  

Sot janê zbuluar të tjera detaje të rëndësishme për koncertin, fillimisht nga një postim pikërisht i "Sunny Hill Festival" në Instagram, ku shkruhej:


“Emocionet janë të mëdha për spektaklin final të turneut ‘Future Nostalgia’, i cili do të mbahet në Tiranë, Shqipëri te Sheshi Skenderbej më 28 Nëntor 2022. Është nder të festosh një ngjarje kaq të rëndësishme – 110-vjetorin e Pavarësisë".

Pra ditën dhe vendin e keni, tani më e rëndishmja, a do të jetë me apo pa bileta? Hyrja është falas! Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, njoftoi në Twitter se koncerti do të jetë pa bileta, kêshtu që ne na mbetet veçse të presim datën 28 dhe të dalim në sheshin "Skënderbej". 

/News31