GOSS-BIZ 1 Tetor 2024, 17:16

Kristi Gongo realizon ekspozitën e veçantë të “Punë pa teka”, dy sezone televizivë në Top Channel “u jetëzuan” në foto

Kristi Gongo realizon ekspozitën e veçantë të

Pas dy sezoneve televizivë në Top Channel, Punë Pa Teka u jetëzua në një ekspozitë për punëtorët.

Një ekspozitë ku nuk ka një artist dhe vepra arti, por ka një kryevepër dhe ajo është puna”, u shpreh autorja, Kristi Gongo.

20 fotografi kryesore të punonjësve, të shkrepura gjatë proceseve të ndryshme pune, në xhirimet e 20 episodeve, të vendosura në telajo dhe kavaleta tërhoqën vëmendjen e të ftuarve, ku veç bashkëpunëtorëve, miqve, dashamirësve, personave publike, të pranishëm ishin edhe vetë protagonistët e programit.

“Kur pyesin çfarë pune bëni ju te shtëpia e foshnjës, them ndiqni punë pa teka”, tha Orjeta Metaj, nga shtëpia e foshnjës.

Ekspozita synon të përforcojë thirrjen e përbashkët për vëmendje ndaj punëtorëve, si një nga shtyllat që mban në këmbë shoqërinë.

“Shumë mirënjohje mbi të gjitha platformës së të gjithë shqiptarëve, Top Channel, për mbështetjen e pakursyer ndaj idesë për të kthyer vëmendjen te punëtorët. Punë që mendohen të thjeshta, ndonjëherë edhe të përbuzura apo të refuzuara, por që protagonistët e emisionit, këta njerëz kaq të mirë, të përgjegjshëm, na treguan se në punën e tyre ka dinjitet, ka një qëllim më të lartë seç mund të perceptojë shoqëria. edhe pse kushtet mund të mos jenë ideale; por punëtorët pa teka veshin uniformën e shkojnë çdo ditë në punë”, u shpreh autorja.