Kriset shoqëria e Diolës me Nitën, çfarë ndodhi mes vajzave?


Duket se shumë marrëdhënie, kanë ndryshuar në mënyrë drastike mes banorëve të Big Brother Vip, pas përfundimit të lojës.
Diola Dosti dhe Nita Latifi, brenda ishin mikesha për kokë, por jashtë jo vetëm që nuk takohen por as nuk flasin fare me njëra-tjetrën.
E ftuar në "Breaking" Diola foli në lidhje me këtë raport duke ia hodhur fajin “impenjimeve”. Me deklaratat e saj, la të kuptohet se mes vajzave s’ka më shoqëri.
“Nuk jemi takuar, nuk kemi folur më me njëra-tjetrën. Edhe ajo ka angazhimet e veta, unë kam më shumë angazhime se jam nënë e tre fëmijëve. Bëra dhe një status para ca kohësh se më kishin përfolur dhe thashë për mua tashmë “Big Brother” ka mbaruar, tashmë për mua ka vetëm biznes Brother. Tani vazhdoj vetëm pjesën e punës. Ne i jemi falenderues produksionit të Top Channel, ka qenë një trampolinë për të gjithë ne. Por është e mira të qetësojmë gjakrat”, u shpreh Diola për shoqërinë e saj me Nitën.
Nita nga ana tjetër ende s’ka folur për marrëdhënien e saj me Diolën.