Konkurenti i “Love Island” tregon se si ish-e dashura, u martua me shokun e tij!


Duket se dita e sotme në “Love Island” qenka dita e rrëfimeve. Pas Sofielës, e cila tregoi historinë prekëse të fëmijërisë së saj, ka qenë Stivi ai që ka hapur zemrën.
Teksa ndodhej në oborr me Ildën dhe Arlindin , ai ka treguar një episod nga e kaluara e tij. Konkurenti zbuloi se ish-e dashura, pasi u ndanë, u martua me shokun e tij. Madje sot ata kanë edhe fëmijë së bashku.
“Kam qenë me një vajzë atëhere u ndamë, kështu më ndodh mua përherë, më devijon situata. U martua me një shokun tim ka dy fëmijë tani. Më tha që do të pres dhe e pa që nuk do të kthehesha më dhe vazhdoi jetën. Ka dy goca tani”, ka treguar Stivi.
Ai tha se me asnjërin nuk ka më komunikim dhe cdo gjë i përket së kaluarës. Megjithatë, duket se kjo histori ka lënë shenja në jetën dhe perceptimin e tij për dashurinë.
Gjithsesi, përvoja në “Love Island” mbase do t’i hapë dyert një dashurie të re, e cila do të ketë një fund të lumtur.
View this post on Instagram