GOSS-BIZ 6 Gusht 2022, 15:10

Khloe Kardashian dhe ish-partneri Tristan Thompson bëhen prindër për herë të dytë!

Khloe Kardashian dhe ish-partneri Tristan Thompson bëhen prindër

Nuk ka vetëm histori të trishtuara në familjen Kardashian sot, teksa Khloé Kardashian dhe ish-bashkëshorti i saj Tristan Thompson janë bërë prindër për herë të dytë, teksa në jetë ka ardhur një djalë.

Lajmin e ka konfrimuar një përfaqësues i  familjes Kardashian ekskluzivisht për Page Six. Në fakt, lajmi për shtatzëninë u konfirmua vetëm muajin e shkuar, 7 muaj pas ndarjes së ciftit, teksa djalin në jetë e ka sjellë një nënë surrogate. 

“Khloé është jashtëzakonisht mirënjohëse për gruan surrogate për një bekim kaq të bukur. Ne duam të kërkojmë mirësi dhe privatësi në mënyrë që Khloé të mund të fokusohet në familjen e saj”, - tha një përfaqësues i familjes në atë kohë, një përpjekje për ta mbajtur sa më larg vëmendjes shtatzëninë, duke qenë se Khloe dhe Tristan ishin të ndarë. Sigurisht, që ky qëllim nuk u arrit. 

Khloe Kardashian 38 vjeç dhe Thompson, 31 vjeç, nuk janë rikthyer bashkë sipas burimeve dhe nuk kanë folur për asgjë tjetër vecse për vajzën e tyre 4-vjeçare, True, kohët e fundit.  Ylli i “Kardashians” dhe basketbollisti u bërë prindër për herë të parë në 2018-ën kur erdhu në jetë True, një vit pasi Tristan ishte bërë baba i djalit Prince, tani 5 vjeç, me ish-in e tij Jordan Craig.

Ata u ndanë në shkurt të 2019 pas skandaleve të shumta të tradhtisë nga ana e sportistit, por u pajtuan vitin e ardhshëm. Sigurisht, Thompson nuk "zuri mend" dhe vazhdoi me tradhëtitë, ndërsa në mars të 2021 pranoi se ishte në një lidhje jashtëmartesore me Maralee Nichols. 

Nejse, urime ciftit thuhet në këto raste? 

/News31