GOSS-BIZ 12 Maj 2022, 16:15
Këngëtarja e njohur latine mbështet publikisht Ronela Hajatin
NEWS-31
Këngëtarja Ronela Hajati diti më së miri si ti bëjë për vete qindra fansa me performacën e saj në skenën e Eurovisionit.
Mes shumë komenteve pozitive dhe kritikave ,me anë të një foto të postuar në instagram pas skualifkimit të saj ajo është shfaqur më e lumtur se kurrë duke thënë se kishte fituar publikun.
Mes shumë fansave që këngëtarja fitoi mes tyre ishte dhe ylli i popit latin Ariadna Thalia Sodi Miranda Mottola e njohur ndryshe si Thalia.
Këngëtarja latine ka treguar publikisht mbështetjen e saj ndaj artistes shqiptare Ronela Hajatit duke e postuar performancën e saj në rrjete sociale Twitter dhe Instagram.
Menjëherë pas këtij postimi vjen dhe reagimi i Ronelës e cila duket e surprizuar nga veprimi i këngëtares latine.