Këngëtari i njohur shqiptar shpreh publikisht dëshirën për të qenë pjesë e BBVA

Tiri Gjoci ka shprehur dëshirën për të qenë pjesë e edicionit të tretë të “Big Brother Vip Albania”.
I ftuar ditën e sotme në një intervistë në “Wake Up” në Top Channel, këngëtari tha se është një person që i ka qejf garat dhe ka shumë për të dhënë në një format të tillë.
“Me thënë të drejtën kam shumë qejf më tepër si eksperiencë. Unë jam tip që nuk i kam shumë qejf vendet e mbyllura dhe më duket si një sfidë me veten. Plus jam një tip që e kam shumë qejf garën. Në momentin që futem në garë, këtu ndryshoj dhe luftoj goxha", u shpreh ai.
Më tej shtoi:
"E para e punës, besoj se kam goxha për të dhënë. Votoni Tiri Gjocin sepse nuk do ju zhgënjejë kurrë! Kam aspekte të tjera që njerëzit nuk ia kanë apsolutisht idenë. Tirin e njohin si një njeri serioz, që është mendjemadh, nuk e di pse. Në rast se do futem atje, jam e sigurt që do jetë komplet e kundërta,”, ka përfunduar Tiri.
A do të jetë ai një nga banorët e këtij edicioni? Përgjigjen e saktë do ta marrim vetëm në natën e madhe të fillimit të spektaklit.