"Këngë që publiku i do..."/Si ka nisur karriera e Anduel Kovaçi dhe si e priti ai suksesin e këngës virale "Malli"?!
Të ftuar sot në emisionin “Pardon My French” kanë qenë Anduel Kovaçi dhe Rafael Gurra. Në rrjetet sociale një prej këngëve të artistit është bërë mjaft virale, “Malli” i kthyer në një hit tashmë është prezantuar që në vitin 2022 në Festivalin e Këngës. Si ka nisur rrugëtimi i tij në muzikë?
Rrugëtimi im në muzikë ka qenë goxha i gjatë sepse unë që në Fushë Arrëz jam marrë me aktivitete që prej klasës së tretë. Muzikën e kam pasur gjatë gjithë kohës primare, kurrë nuk kam tentuar dhe menduar ndonjëherë për diçka të dytë thjeshtë kam dëshirë që muzikës t’i shkoj deri në fund.
Andueli ka treguar gjithashtu se si ka nisur edhe karrierën e tij dhe kur u regjistrua në Liceun artistik për Kanto. Ai rikujtoi edhe momentin e parë kur mori pjesë në audicion dhe arriti të fitojë shkollën. Duke u ndalur sërish tek kënga “Malli” që është bërë mjaft virale, në festival nuk arriti të shkonte në finale. Si e ka përjetuar Andueli këtë?
Unë kam përjetuar gjithmonë gjëra të tilla sepse vij nga një famije e thjeshtë dhe nuk është se kam pasur prioritete apo çështje familjare. Gjithmonë jam munduar që gjërat ti marr me meritokraci edhe e di shumë mirë se sa vlerë kam dhe se ku peshoj e thënë ndryshe. Nuk më kanë bërë përshtypje shumë medaljet ose çmimet sepse fundja këto i vendos publiku siç po ndodh. Avash-avash secili prej nesh e ka riskun e tij.
A ndjen ai një lloj trysnie duke qenë se muzika sot përgjithësisht është drejt komerciales dhe drejt shitjes më shumë të imazhit sesa të content-it? A ka ai ndonjëherë ndonjë lloj dyzimi me veten për të qenë pak më komercial?
Do të bësh disa këngë që ty të pëlqejnë me shpirt por do të bësh edhe disa këngë që publiku i do. Për të qëndruar në treg. Jemi jo të detyruar por duhet që edhe publikun duhet ta ‘ushqejmë’ me produkte komerciale.
Baladat më flejë më shumë edhe në timbër edhe në zë dhe janë të bukura në fakt dhe njerëzit i tërheq kjo melankolia dhe kjo gjendja. Ndoshta nuk po përjetojnë asgjë dhe nuk kanë gjë por thjesht ajo qetësia dhe trajtimi i këngës me finesë.