GOSS-BIZ 13 Janar 2022, 21:05

Kënga e re e Dafina Zeqirit dhe Majk është për gjithë ata që janë lënduar të paktën një herë në jetë

Kënga e re e Dafina Zeqirit dhe Majk është për gjithë

Ashtu siç edhe kishin paralajmëruar prej ditësh, Dafina Zeqiri dhe Majk kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë ditën e sotme.

“Më fal” mban titullin kënga e re, që vjen si një dedikim për gjithë zemërthyerit. Kënga është e zhanrit R&B, dhe është punuar nga vet Dafina dhe Majku në Big. Ndërkohë për tekstin janë kujdesur Majk dhe Elinel.

Xhirimet e këngës janë kryer në Prishtinë, duke i bërë edhe promovim qytetit.

Nuk dimë të themi nëse pas tekstit fshihet një përjetim personal i dy artistëve, por ai është shumë i ndjerë. Pjesa më e madhe e njerëzve mund ta gjejnë veten në këngë nëse janë lënduar në të shkuarën dhe tashmë e kanë vështirë të besojnë.



M'fal o me fal,
pe kom shum vështir me besu
O më fal të lutem më fal,
se edhe mu në t'kalumen m'kan lëndu
O më fal më fal,
pe kom shum vështir o me t'besu
O m'fal o m'fal,
se edhe mu si ty m'kan lëndu


Kënga ka marrë shumë komente pozitive deri tani dhe me siguri do na shoqërojë për shumë gjatë.




/News31