GOSS-BIZ 24 Nëntor 2022, 10:33

“Kemi dasmë në korrik”, Kozeta Kurti jep lajmin e rëndësishëm në “Kënga Magjike”

“Kemi dasmë në korrik”, Kozeta Kurti jep lajmin e

Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar gjysmëfinalja e dytë e festivalit “Kënga Magjikë”. Krahas konkurimit, performancave live dhe shijimit të këngëve, në një moment ndodhi diçka shumë e bukur.

Gjatë një bashkëbisedimi mes moderatorit Ardit Gjebrea dhe dy anëtareve të jurisë Anxhela Faber dhe Kozeta Kurti, u zbulua se vitin e ardhëshm kemi dasmë.

Kush martohet dhe kur? Kozeta Kurti do të martohet në korrik të vitit 2023.

Ky lajm i bukur duket se u zbulua në mënyrë shumë spontante, teksa po komentohej kënga e një prej konkurentëve në kategorinë “New Artist”, Albit.

Bisedën e plotë të këtij momenti jua sjellim më poshtë.

Kozeta Kurti: Dhe që unë mos të dukem gjithmonë si besnike e mendimeve të mia, pavarësisht se nuk kam rënë në dashuri, nuk më vjen kjo dashuria kaq e madhe sa i vjen Anxhelës, ose…

Ardit Gjebrea: Si nuk ke rënë në dashuri? Më fal pak, a kemi dasmë në Korrik?

Kozeta Kurti: E kemi.

Ardit Gjebrea: Deklaruam një të re për Kozeta Kurtin! U desh të dilte sonte që në Korrik do kemi dasmë!

Anxhela Faber: Mirë që e thashë unë atë deklaratën e dashurisë, se s’do e kishim marrë vesh.

Ardit Gjebrea: Dhe nuk është thënë asnjëherë, mezi prisja ta thoja. Jeshile për dasmën, më falni për Albin konkurentin.

Epo nuk na mbetet gjë tjetër veç se t’i urojmë çiftit jetë të lumtur që tani!