GOSS-BIZ 16 Mars 2023, 17:26

Keisi flet për marrëdhënien me Kristin: "Nuk më pëlqen kur thonë se jemi të lidhur"

Keisi flet për marrëdhënien me Kristin: "Nuk më

Shpesh herë në bisedat që zhvillohen brenda shtëpisë së "Big Brother VIP", por edhe në diskutimet që bëhen nga publiku, Kristi dhe Keisi konsiderohen si cift, duke qenë se e kanë shprehur hapur pëlqimin për njëri-tjetrin, po ashtu kanë shkëmbyer edhe puthje dhe janë shumë të afërt gjatë gjithë kohës. Megjithatë, duket se marrëdhënia e tyre ende nuk ka emër dhe këtë e ka shprehur Keisi sot gjatë një bisede me konkurentët e tjerë. 

Në fakt, ditët e fundit është vënë re një distancim mes dyshes, gjë e cila mund të ketë ardhur si nga prania e Sabianit, i cili edhe pse u largua nga reality show, ka lënë "gjurmën" e vet aty, por mund të ketë ardhur edhe si pasojë e dickaje tjetër që ende nuk e dimë, por që nuk e besojmë se ka lidhje me lajmet që kanë qarkulluar së fundmi në rrjet. Ditën e sotme, Keisi, duke folur pikërisht për marrëdhënien e saj me Kristin, tha se nuk i pëlqen kur njerëzit i quajnë "të lidhur" apo "cift" sepse ata ende po njihen, janë të afërt dhe qëndrojnë me njëri-tjetrin, por i ka thënë "mjaft" cilitdo që pretendon se janë duke përjetuar një histori dashurie. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Kristi nga ana e tij, për rastësi, sot ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me distancimin nga Keisi, gjë që ka ardhur pikërisht pas largimit të babait të saj nga programi. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

/News31