GOSS-BIZ 6 Gusht 2022, 11:37

Kaq ishte! Kim Kardashian dhe Pete Davidson i japin fund lidhjes

Kaq ishte! Kim Kardashian dhe Pete Davidson i japin fund lidhjes

Disa mund ta quajnë si dicka që pritej, të tjerëve mund t'i vijë si një surprizë, por pas rreth 9 muajsh, romanca e Kim Kardashian dhe Pete Davidson ka marrë fund!

Burime pranë E! News thonë se Kim dhe Pete janë ndarë dhe kanë vendosur të jenë thjesht miq, teksa lajmi për fundin e lidhjes u konfirmua edhe nga burime për media të tjera. Megjithatë, mendohet  se ata kanë ende shumë dashuri dhe ruajnë respekt për njëri-tjetrin, por distanca e gjatë dhe oraret e zëna e kanë bërë vërtetë të vështirë ruajtjen e një marrëdhënieje sic ata duan.

Ndarja thuhet të ketë ndodhur gjatë kësaj jave, ndërsa Pete aktualisht është duke e kaluar verën në Australi, duke punuar për filmin “Wizards!”, ndërsa Kim i është përqendruar fëmijëve dhe bizneseve.

Historia e tyre e dashurisë nisi në nëntor, kur sërish një burim konfirmoi për E! News se Pete dhe Kim janë zyrtarisht në lidhje, por tani epoka e "Kete" ka përfunduar mes dramave të Kanye West dhe atyre që nuk besuan tek dashuria e tyre. Edhe me të drejtë ndoshta...

/News31