GOSS-BIZ 26 Janar 2022, 13:43

Kanë 4 fëmijë bashkë, por Kim Kardashian ka shkëputur çdo komunikim me Kanye West!

Kanë 4 fëmijë bashkë, por Kim Kardashian ka shkëputur


Edhe pse ka nisur një lidhje të re me aktoren Julia Fox, Kanye West duket se e ka ende mendjen tek ish gruaja e tij, Kim Kardashian. Megjithëse, ylli i “Keeping Up With The Kardashians” duket mjaft e lumtur krah partnerit të ri në moshë, reperi beson se marrëdhënia e Kardashian me Pete Davidson nuk është e vërtetë.

Por kjo nuk e ndryshon qëndrimin e Kim. Ajo ka vendosur të mos komunikojë më me ish-bashkëshortn e saj 44-veçar Kanye West. Ylli I “Keeping Up With the Kardashians” thjesht dëshiron të ecë pëpara bazuar intervistës së fundit të reperit, ku ai pretendoi se nuk iu lejua të dinte se ku po mbahej festa e ditëlindjes së vajzës së tyre, Chicago.

Disa burime pranë Kim Kardashian për “HollywoodLife” thanë se ajo thjesht nuk dëshiron të merret.

Një tjetër mik i afërt me themeluesen e “SKIMS” ndau disa detaje për marrëdhënien e tyre.

“Kim nuk po flet fare me Kanye për momentin. Megjithatë, ata janë vazhdimisht në komunikim nëpërmjet dadove dhe truprojave të tyre në mënyrë që të mund të koordinojnë vizitat me fëmijët”, tha ai.

Sakaq, dyshja dyshja janë prindër të katër fëmijëve të tyre së bashku – North, 8, Saint, 6, Chicago, 4 dhe Psalm, 2.

/News31