GOSS-BIZ 14 Maj 2022, 16:05
“Kampion i botës” Noizy i dedikon këngë boksierit shqiptar
NEWS-31
Shokë prej shumë vitesh reperi Noizy dhe boksieri i njohur Florian Marku nuk hezitojnë asnjehere të mbështesin njëri-tjetrin në hapat e karrierës së tyre.
Ktë gjë Noizy e ka shprehur së fundmi me publikin e këngës së tij më të re e cila titullohet “Florian Marku”.
Në tekst reperi i drejtohet boksierit si “Kampion i botës Marku”.
Videoklipi tregon të gjitha mometet e karrierës së boksierit dhe fitoret që ai ka pasur ndaj kundërshtarëve.
Kjo këngë është pritur mjaft mirë nga fansat e Noizyt dhe Florianit të cilët janë shprehur krenar.