GOSS-BIZ 29 Shkurt 2024, 20:12

"Ka qenë me mikeshën e Erjolës jashtë"- mos ndoshta Fationi i zbuloi lidhjen Meritonit?

"Ka qenë me mikeshën e Erjolës jashtë"- mos

Nuk ndodh rrallë që banorët e "BBVIP" t'i zbulojnë sekrete njëri-tjetrit nga historitë që kanë jashtë, sdomos kur njihen nga afër dhe sidomos kur janë në momente tensioni dhe nervash dhe kjo gjë duket se ka ndodhur me Fationin së fundmi, në lidhje me një histori të Meritonit. 

Kështu, ditën e sotme, duke komentuar së bashku me Riken dhe Sara Karajn debatin që pikërisht Meritoni pati me Erjolën, të cilët fillimisht kishin një marrëdhënie të mirë, nisur nga miqësia jashtë shtëpisë, por ditët e fundit kanë pasur debate, madje edhe ofendime, Fationi pati dicka për të thënë për moderatorin nga Kosova teksa e ka quajtur edhe "legen". Arsyeja për këtë epitet sipas ish-konkurrentit të "Për'puthen", është sepse Meritoni ka nënkuptuar në debate se Erjola ka flirtuar me të në disa situata, por këtë e ka thënë kur jashtë ka qenë i lidhur me mikeshën e saj të ngushtë. 

Pjesë nga komenti i Fationit: 

"Ai legeni (Meritoni) e la të nënkuptohej sikur ajo e kishte ngacmuar kastile. Por ai legeni ka qenë me shoqen e ngushtë i lidhur jashtë. E kupton si dukesh, si plehrë? E bënte qëllimisht, ai është legen, duhet të dalë jashtë. Ai është legen, të njëjtën gjë ka bërë edhe me ty )drejtuar Rikes). Po me ty është tjetër gjë. Po ai është legen dhe do ta kuptoni shumë qartë..."

Pra le të themi që jo cdo gjë është ashtu sic duket në shtëpi... /News31