GOSS-BIZ 13 Maj 2022, 18:31
Ka një detaj interesant që bashkon Elvanën, Xhensilën, Adrolën dhe Sarën!
NEWS-31
Kur visheni bukur dhe mbi të gjitha kur flokët i keni të stiluar bukur është e pamundur të mos tërhiqni vëmendjen për mirë.
Vajzat e show biz-it dalë ngadalë na zbuluan dhe trendin e kësaj vere.
Flokët lëshuar, të ndarë në mes dhe dy gërsheta të hollë në të dy krahët me shumë mundësi do t’i shihni shpesh në ditët me diell.
Një stil sa i bukur, aq edhe i thjeshtë për t’u realizuar. E lezetshmja e gjithë kësaj është se do të duket sikur i keni kushtuar shumë kohë look-ut tuaj, por në fakt me shumë pak përpjekje do të mund të bini në sy dhe ju sigurojmë që do të rrëmbeni goxha komplimente.
Elvana Gjata, Xhensila Myrtezaj, Adrola Dushi e Sara Kolami duken shumë yll në këtë stil e me siguri po kaq yll do të dukeni dhe ju! Provojeni!