GOSS-BIZ 25 Maj 2023, 10:22

Julian Deda për Luiz Ejllin: Duhet të jetë mirënjohës ndaj personave që e çuan të punonte në Paris

Julian Deda për Luiz Ejllin: Duhet të jetë mirënjohës

Aktori Julian Deda i ftuar së fundmi në një intervistë për të folur mbi politikën, nuk e kurseu një koment edhe për Luiz Ejllin. Luizi i cili dikur mbështeste Partinë Demokratike, këtë fushatë doli në mbështetje të Partisë Socialiste.

I pyetur se si e lanë Luizin të ikte nga gjiri i PD-së, Juli tha se bëhet fjalë për një standard të dyfishtë nga ana e këngëtarit, pasi ai nuk ishte treguar mirënjohës për persona falë të cilëve gjeti punë në pozicion të lartë.

Deda iu referua deklaratës së Luizit në shtëpinë e BBV, ku tregoi se Benet Beci ka qenë një ndër personat e vetëm që e kanë ndihmuar atë në momente vështirësie.

"Ne nuk mbajmë njeri me zor. Ai e ka quajtur mirënjohje, unë e quaj standard të dyfishtë. Nëse ti do të jesh mirënjohës ndaj një personi që të ka bërë nder, duhet të jesh mirënjohës edhe ndaj gjithë atyre personave që të kanë bërë ndere gjatë jetës tënde. Nëse thua që ja di për nder Benet Becit, duhet të shprehësh mirënjohje edhe ndaj personave falë të cilëve ishe në pozicione të larta pune në Paris", u shpreh Juli.

Kujtojmë që vëllai i aktorit, Mario është një ndër miqtë e Luizit, i cili edhe e surprizoi brenda shtëpisë së BBV. Por pas gjithckaje që ndodhi, nuk e dimë si vazhdon raporti mes djemve sot.