
Produkti

Jori merr mesazh nga Butrint Imeri në shtëpinë e "Big Brother VIP"? Të gjithë sytë nga Kiara!

Jori është një nga banoret "e reja" të "Big Brother VIP", por që tani që e mendojmë nuk konsiderohet më e re se ka të tjerë të rinj (kur do ndalojnë?). Gjithsesi, nëse ka dicka që modelja ka sjellë në reality show, përvec humorit të saj dhe ciltërsisë është pikërisht Butrint Imeri.
Jo fizikisht sigurisht, por Jori e ka përmendur më shumë se një herë këngëtarin e njohur, madje një herë për pak sa nuk shkaktoi edhe një përplasje të fortë mes Luizit dhe Armaldos duke thënë emrin e tij dhe duke kënduar një prej këngëve të artistit kosovar, ndërsa "fiksimi" i saj për Butrintin ka nisur shumë më parë, madje në një intervistë para hyrjes në reality show është shprehur se "ka fiksim të jetë me të në program sepse e pëlqen".
E gjitha kjo ka sjellë që sot, në rubrikën e mesazheve, Jori të marri këtë përshëndetje:
“Një bukuroshe si ti, mirë se të vish në Kosovë! B…. Imeri KS"
Nuk e dimë nëse ka qenë Butrint Imeri i vërtetë sepe këtë edicion, duke qenë edhe ish-partneri i Kiarës, është bërë faktor në shtëpi më shumë se njëherë në shtëpi dhe ka përfituar nga kjo gjë, megjithatë për banorët brenda mesazhi është nga këngëtari dhe kjo nuk ka dyshime.
Jori nuk ka reaguar shumë, megjithatë duhet vënë re edhe reagimi i Kiarës në këtë moment: