GOSS-BIZ 29 Shkurt 2024, 20:17

Jo vetëm detaje nga jeta personale, Arta Kabashi zbulon pak edhe nga kënga e saj e re: "Do të jetë një bashkëpunim..."

Jo vetëm detaje nga jeta personale, Arta Kabashi zbulon pak edhe nga

E ftuar në emisionin "Pardon My French" mbrëmjen e djeshme, me Jonida Alickollin dhe Arbër Cepanin ishte Arta Kabashi, ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ndërsa teksa zbuloi detaje nga jeta e saj personale dhe dashuria, detaje këto që meqër ra fjala bën sot "xhiron" e rrjeteve sociale dhe mediave, artistja zbuloi edhe projektin e ri që do të sjellë, teksa ka zbuluar se do të jetë një bashkëpunim.

"Menjëherë sa kam dalë kam pasur shumë telefonata për bashkëpunime. Kanë këngë që janë shumë të bukura edhe mendojnë që zëri im i përshtatet këngëve të tyre. Pra kam dëgjuar disa demo, por akoma nuk kam qënë studio sepse kam qënë e angazhuar me intervista dhe takime dhe nga java tjetër do të jem në studio për të realizuar këngë. Duhet të realizoj fillimisht këngën me Romeon. Kemi disa këngë shumë të bukura që do të dalin më vonë."- u shpreh Arta, teksa po ashtu zbuloi disa vargje nga kënga më e re, ose më saktë, nga bashkëpunimi më i ri: 

"Zemër për ty më ka marrë malli, aaaaa

Malli, malli, malli, aaaaa

Zemër për ty më ka marrë malli, aaaaa

Malli, malli, malli, aaaaa"

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

/News31