GOSS-BIZ 4 Qershor 2023, 13:06

“Jepini dashuri njerëzve të dashur, nesër ndoshta nuk i kemi më”- Julka tregon dëshirën, superfuqinë dhe rikthimin në muzikë

“Jepini dashuri njerëzve të dashur, nesër ndoshta nuk i

Ditën e sotme “N’majë t’gjuhës” na riktheu në ekran një emër shumë të dashur për publikun. Julka Gramo përballë Xheraldina Vulës rrëfeu shumë detaje nga jeta private, karriera por edhe planet e së ardhmes.

Julka prej vitesh është larguar nga muzika, mirëpo këngët e saj ende vazhdojnë të mbeten të preferuarat e publikut. Dhe të gjithë kemi vetëm një pyetje: a do të kemi një rikthim të Julkës në muzikë? Duket se po.

“Kam shumë njerëz pranë vetes që këmbëngulin që unë të kthehem në muzikë, por nuk dua të bëj premtime si politikanët të cilët nuk i mbajnë. Kam shumë dëshirë të kthehem dhe e kam menduar diçka të tillë”, u shpreh Julka.

E pyetur se me cilin person do të donte të konsumonte një drekë, Julka na preku me përgjigjen e saj

“Do të doja të bëja një piknik me babain tim të ndjerë. Pak para se të ndërronte jetë më dhuroi një tavolinë me karrige për piknik, por nuk arritëm ta bënim dot”.

Nëse Julka do të kishte një superfuqi çfarë do të bënte?

“Do të zhdukja mjerimin. Do doja ti jepja të gjithëve mundësinë të jetonin mirë”, tregoi Julka.

“Jepini dashuri njerëzve të dashur, nesër ndoshta nuk i