GOSS-BIZ 10 Nëntor 2024, 11:58

Jennifer Lawrence në pritje të fëmijës së dytë, aktorja shfaqet me barkun rrumbullak në Los Angeles

Jennifer Lawrence në pritje të fëmijës së dytë,

Jennifer Lawrence, e cila është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, u shfaq në Los Angeles pak ditë më parë duke treguar barkun e saj të fryrë.

Më 20 tetor, përmes një postimi në “Vogue” në Instagram, u bë e ditur se ylli i serialit “Hunger Games” është në pritje të fëmijës së dytë me bashkëshortin Cook Maroney. Çifti, i cili tashmë ka një djalë dy vjeç, është i martuar që nga viti 2019.

Në një intervistë të vitit 2022 për Vogue, aktorja foli për lumturinë që përjetoi kur u bë nënë për herë të parë, duke thënë se lindja e djalit të saj “ndihej si një fillim i ri”. “Unë thjesht po shikoja djalin tim. Isha kaq e dashuruar. Kam rënë në dashuri me të gjitha foshnjat, kudo. Të porsalindurit janë thjesht të mrekullueshëm ”, tha ajo.

Lawrence arriti ta mbante shtatzëninë të fshehtë gjatë xhirimeve të filmit të saj të ri Die My Love, i cili filloi në gusht.