GOSS-BIZ 16 Shtator 2024, 14:52
Ish-kunatat e Showbizz-it, Tuna dhe Nora Istrefi bëhen bashkë në projektin e papritur
NEWS-31
Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna janë bërë bashkë për të sjellë një këngë, konfirmon “Prive”.
Kjo mund të tingëllojë paksa e pabesueshme për shkak të raporteve të tyre të tensionuara që kanë pasur përgjatë këtyre kohëve ku mollë sherri ishin vëllezërit Robert e Patris Berisha.
Ama duket se dy artistet e kanë lënë të shkuarën pas dhe janë duke finalizuar një bashkëpunim mes tyre. Në fakt edhe në deklaratat e mëparshme kanë treguar respekt për njëra-tjetrën dhe ky veprim e vërteton këtë. Ndoshta konfliktet nuk kanë qenë mes dy ish-kunatave.