GOSS-BIZ 14 Janar 2022, 22:00

Irritohet Arbër Hajdari, i drejtohet me tone të ashpëra Eltionit: "Kjo është absurde"

Irritohet Arbër Hajdari, i drejtohet me tone të ashpëra Eltionit:

Debati mes Eltonit dhe Ilirit për një audicion të ndodhur 11 vite më parë vijon të mbetet një temë diskutimi brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’. Gjatë kësaj jave situata mes tyre ka agravuar edhe më tej, deri edhe në fyerje banale mes dyshes.

Sot në spektakël është diskutuar sërish rreth situatës së tyre. Si Iliri ashtu edhe Eltioni thanë se ky kapitull mes tyre është mbyllur.

Sakaq, shumë i irrituar nga kjo situatë u duk opinionisti Arbër Hajdari. Ai iu kthye me tone të ashpëra Eltionit, të cilin e quajti "të humbur". 

Si se ke fol najher mo, tani në orën 7 ishe duke pirë birrë dhe të pash unë. O zotëri të lutem shumë ke 10 ditë që merresh me këtë muhabet. Prit të mbarojë formati edhe zgjidhe jashtë. Se edhe sikur të kesh të drejtë s’të beson njeri. Të vish të prezantoshesh në këtë program dhe ti thuash që je me dy fytyra sepse nuk më zgjodhe nuk e di domethënë… Kjo është absurde. Të vijë tjetri dhe të kërkojë llogari për çfarë ka ndodhur 11 vite më parë. Po ku mban mend ai(Iliri) se çfarë ka ndodhur para 11 vitesh! Ai mund të ketë qenë duke bërë 500 gjëra. Për më tepër në një audiocion me 300 veta. Eltioni është futur për Ilirin dhe për këtë diskutim në "Big Brother", jo për të fituar. E kupton sa e tmerrshme është kjo! Ka dashur t'i prishë imazhin se i thotë ti nuk merresh me shqiptarët, nuk i ndihmon. Është shumë e rëndë. Ai i humbur është!!"- tha mes të tjerash Arbëri.

 

Nga ana tjetër, Eltioni nuk deshi të replikonte.

/News31