GOSS-BIZ 17 Mars 2023, 18:42

Interneti nuk e priti mirë, por mesa duket gjërat mes Kendall Jenner dhe Bad Bunny po bëhen serioze!

Interneti nuk e priti mirë, por mesa duket gjërat mes Kendall Jenner

Që prej 20 shkurtit, pra gati 1 muaj më parë, Kendall Jenner dhe Bad Bunny janë bashkë, ose të paktën kështu raportohet na disa burime dhe media dhe interneti, kryesisht fansat e artistit të njohur nuk e kanë pritur mirë këtë. Arsyet nuk dihen, por mendohen se kanë "frikë" që këngëtari do të lëndohet se fundja, praktikisht, Kendall është një Kardashian. Megjithatë, pavarësisht kësaj duket se lidhja e tyre po shkon në një tjetër nivel dhe thuhet se modelja e ka shumë, po shumë qejf, artistin, po ashtu edhe ky i fundit atë dhe po i marrin gjërat ngadalë që të përpiqen t'i bëjnë gjërat të funksionojnë. 

Që prej mesit të shkurtit e deri më tani, ata janë parë bashkë në disa raste, madje edhe në "double date" me Hailey e Justin Bieber. Burime pranë tyre thonë se ata janë prezantuar edhe me miqtë e ngushtë, ndërsa Kendall e pëlqen shumë pasi ai është shumë ndryshe nga cdo djalë tjetër që ka njohur deri më tani. 

Nga ana tjetër edhe familja e modeles është shumë pro lidhjes, ndërsa ata janë parë bashkë edhe në evente të rëndësishme si festa e Beyonce e Jay Z, ndërsa pas cdo takimi ata kanë përfunduar në makinat e njëri-tjetrit dhe po ashtu në shtëpitë e njëri-tjetrit. Të paktën kështu thuhet. 

Sigurisht interneti vazhdon të mos e pranojë lidhjen e tyre dhe janë me trauma, por dyshja vazhdon dashurohet cdo ditë e më shumë. Ok, ndoshta dashuri është fjalë e madhe, por e kuptoni idenë. 

/News31