
Produkti

Imituan njëri-tjetrin, Kiara futet në "rol" më shumë se ç'duhet dhe puth Luizin!

Marrëdhënia e Kiarës me Luizin sa vjen e bëhet më e afërt, teksa sot ka qenë "dita e tyre" në shtëpinë e "Big Brother". Kështu, dyshja janë parë jo vetëm duke biseduar e duke qëndruar me njëri-tjetrin si gjithmonë, por po ashtu duke luajtur dhe më pas kanë vendosur edhe të ndrrojnë rolet, duke imituar njëri-tjetrin.
Kështu, Kiara ka bërë Luizin, duke i shprehur personit përballë gjithë dashurinë që ka, me fjalë e me vepra, ndërsa Luizi, Kiara në këtë rast, ka kërkuar hapsirën e saj si gjithmonë dhe ta lerë të "rrjedhë" historinë.
View this post on Instagram
Ja edhe një shembull tjetër i marrëdhënies së tyre, me protagonistët që duhet thënë se janë futur shumë mirë në rol, teksa "publiku" i tyre, maestro Armaldo Kllogjeri duket se po e shijon performancën.
View this post on Instagram
Ndërkohë në një moment moderatorja duket se është futur në rol pak më shumë se c'duhet, teksa i ka dhuruar, ndoshta për herë të parë, një puthje këngëtarit. Puthje në gushë, na vjen keq t'ju zhgënjejmë, por sërish një shenjë afeksioni dhe pse jo, dashurie.
View this post on Instagram
Ndoshta ky ka qenë rasti që moderatorja po priste. /News31