GOSS-BIZ 4 Gusht 2022, 11:28

“Imagjinova të dilte nga dhoma e saj dhe t'i ndieja aromën”, mesazhi i ndjerë i Ardit Gjebreas 4 vite pas humbjes së nënës

“Imagjinova të dilte nga dhoma e saj dhe t'i ndieja

Nuk është aspak e lehtë të gjesh fjalët për të dhënë lajmin e ndarjes nga jeta të një njeriu të dashur, dhe kur ky njeri është nëna, dhimbja dhe përgjegjësia është akoma më e madhe.

“Nuk di a do mësohem dot me mungesën tënde. Lutem që engjëjt të kujdesen për ty”- do të shkruante Ardit Gjebrea si sot 4 vite më parë, teksa njoftonte ndarjen nga jeta të mamasë. Dhe ndonëse koha kalon, kjo lloj dhimbjeje nuk fashitet kurrë.

“Imagjinova të dilte nga dhoma e saj dhe t'i ndieja

“Imagjinova të dilte nga dhoma e saj dhe t'i ndieja

Artisti i njohur ka rikujtuar ditën e sotme nënën e tij duke i drejtuar disa fjalë vërtet prekëse. “U zgjova sot dhe imagjinova të dilte nga dhoma e saj të më përshëndeste, t'i ndieja aromën, por nuk është dot më. 

E kam çdo ditë me vete, një lidhje e fortë që do më shoqërojë gjithë jetën. 4 vite… si sot… mami”, ka shkruar ai krahas një fotoje të postuar në InstaStory.

“Imagjinova të dilte nga dhoma e saj dhe t'i ndieja