GOSS-BIZ 22 Nëntor 2022, 20:41

Ilir Shaqiri shpeh dëshirën për t’u rifutur në “Big Brother”, por këtë herë “sfidon” Romeo Veshajn

Ilir Shaqiri shpeh dëshirën për t’u rifutur në


Siç e dini Ilir Shaqiri u shpall fitues i edicionit të parë të "BBC Albania", megjithatë balerini i njohur nuk do nguronte të bëhej pjesë e edicionit të dytë që nis pas pak javësh, madje ka bërë edhe një "sfidë" publike. 

Kështu, i ftuar në një bisedë trajnuese me Ermir Mamaqin së fundmi, Shaqiri i është përgjigjur disa pyetjeve rreth reality show-t, fillimisht nëse do kthehej në program si opinionist. Iliri tha se është gati të rikthehej si konkurent nëse dikush (ish-rivali Donald Veshaj) do e sfidonte në lojë. Po ashtu ai ftoi këdo që do donte për të vërtetuar diçka,  të futeshin sërish dhe "ta provonin": 

“Opinionist jo sepse nuk kam qejf të analizoj të tjerët jashtë mureve, nëse do më thonin “hajde se ka ardhur dikush tjetër që do të të sfidojë mund të  thoja po”. Më kanë imituar shumë nëpër programe, kam parë disa skeçe. Por në fakt kanë imituar vetveten duke u përpjekur të ulin Ilirin. Unë ju them nëse doni për BBV2 hajdeni dhe futemi prapë brenda në shtëpi”

neë një moment të dytë, Iliri siguroi se nuk kishte frikë të rrinte prap disa muaj brenda shtëpisë së "BBV", duke ftuar "në betejë" këtë herë vëllain e Donaldit, Romeon: 

“Do futesha pse jo, mendoni se kam frikë të futem edhe 4-5 muaj të tjerë aty.  Do futesha, por do doja që të ndërroheshin vëllezërit”

Po që do ishte interesante... /News31