GOSS-BIZ 16 Shtator 2023, 15:26

Çifti i njohur i Hollywood i japin fund martesës pas 27 vitesh!

Çifti i njohur i Hollywood i japin fund martesës pas 27 vitesh!

Aktori australian Hugh Jackman dhe bashkëshortja e tij, Deborra-Lee Furness, i kanë dhënë fund martesës së tyre 27-vjeçare.

Lajmi, që ka shokuar jo pak fansat e tyre, mediat dhe këdo në rrjetet sociale, u konfirmua nga vetë aktorët, në një deklaratëntë përbashkët, pa dhënë shumë detaje. 

“Ne kemi qenë të bekuar që kemi kaluar pothuajse tre dekada së bashku në një martesë të mrekullueshme. Teksa jeta jonë tani po merr drejtime të ndryshme, ne kemi vendosur të ndahemi në mënyrë që gjithsecili të vazhdojë jetën e vet. Familja jonë ka qenë dhe do të jetë gjithmonë prioriteti jonë kryesor.”- shkruhet në deklaratën e tyre. 

Prite të mësohet edhe shkaku i ndarjes, megjithëse duke njohur aktorët; ndoshta shkaku është thjesht ai që kanë shkruar, pa "drama" dhe hakmarrje. /News31