I vetmi person të cilin e cilëson "vlla", Luizi prezanton për herë të parë shokun e tij të ngushtë!
Dalja nga shtëpia eBig Brother Vip Albania, solli për Luiz Ejllin disa përplasje virtuale e jo vetëm, me ata që pretendonin të ishin miqtë e tij.
Nisur nga dy (ose tre) shokët e vjetër, Mario dhe Joni, e po ashtu Meridian Ramçaj, që dolën kudo në media e rrjete sociale duke treguar me krenari shoqërinë me Luizin, gjërat ndryshuan mes djemve. Gjatë një interviste, ish-konkurrenti u shpreh se shumë nga ata persona me të cilët ai prej vitesh s’kishte patur kontakt, kishin përfituar prej famës së tij. Këtu sigurisht futi edhe grupin e “shokëve” të lartpërmendur.
Për Luizin, vetëm njëri meriton të quhet shok e vëlla dhe është personi që i kishte qëndruar pranë pa interes e pa dashur të dalë në media. Ai quhet Eni Bushati dhe Luizi na e ka prezantuar së fundmi të gjithëve, me një foto të ndarë në InstaStory.
Luizi së bashku me Kiarën kanë postuar një foto teksa darkojnë me djalin të cilin Luizi e quan "vëllai im".