GOSS-BIZ 3 Gusht 2022, 18:24

I shpëtoi sigurimit dhe u ngjit në skenë, si reagoi Dhurata Dora përballë fanses që nuk e lëshonte

I shpëtoi sigurimit dhe u ngjit në skenë, si reagoi Dhurata Dora

Dhurata Dora është një ndër këngëtaret më të pëlqyera të showbizz-it shqiptar. Këngëtarja e dashur për publikun është shumë e angazhuar me koncerte gjatë sezonit veror. Së fundmi, ajo është përballur me një incident teksa performonte. Një prej fanseve të pranihme është ngjitur në skenë për ta përqafuar.

Vajza shihet teksa i shpëton sigurimit, ndonëse ata tentojnë që ta ndalojnë. Nga ana tjetër Dhurata e përqafon dhe e lejon të qëndrojë për disa sekonda me të në skenë. Ky gjest i ngrohtë nga ana e këngëtares është vlerësuar shumë nga adhuruesit e saj. Kujtojmë që Dhurata po shijon suksesin e këngës që solli me Elvana Gjatën.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by 10 SEKONDA ???????? (@10_sekonda)