GOSS-BIZ 18 Shtator 2023, 10:15

I quajti vajzat e Love Island k*rva, Sergei flet për herë të parë: “Kërkojë ndjesë publike”

I quajti vajzat e Love Island k*rva, Sergei flet për herë të

Sergei ishte ishullori i parë që doli nga vila e “Love Island” pasi asnjëra nga vajzat nuk e zgjodhi. Gjatë daljes nga vila, një bisedë e bërë në vesh me disa nga miqtë e tij, ku ofendonte vajzat e vilës, ka bërë xhiron e rrjetit gjatë javës që lamë pas.

Mbrëmjen e djeshme, Sergei ishte i ftuar në studion e “Love Island” ku foli për herë të parë rreth atij momenti. Ai kërkoi ndjesë publike, ishullorëve dhe publikut.

Këtë moment, e kishte vënë re edhe vetë Ilda, e cila gjatë lidhjes direkte me studion, u shpreh e revoltuar.

“Sergei më ka ofenduar dhe ma ka ulur figurën e femrës. Shpresoj të jesh penduar dhe të kërkosh ndjesë”, u shpreh ajo.

Sergei nga ana tjetër tregoi se ofendimi nuk ishte për Ildën.

I pyetur nga Luana, se nëse do të ishte akoma në vilë, cilën nga vajzat do të zgjidhte për tu bërë cift, pa u menduar 2 herë Sergei u shpreh se do të fokusohej te Artemis.