I përmendën babain e ndjerë, Ronaldo Sharka i prekur: “Ndjekja penale e këtij personi do bëhet qëllimi im"

Ronaldo Sharka po rrëmben vëmendjen e publikut së fundmi në rrjetet sociale, përmes meme-ve. Një ditë më parë ai publikoi një video të montuar të Nita Latifit në Instagramin e tij ku këngëtarja shprehej:
“Ç’ka ka Elvana që nuk e kam unë? Pse mos me qenë unë Elvana?”
View this post on Instagram
Të shumta kanë qenë komentet poshtë videos së tij, ama një në veçanti e ka prekur Ronaldon, pasi i ka përmendur babain e ndjerë.
“Midis shumë komenteve negative, më bëri përshtypje ky. Dhe përmbajtja mund ta dëshmojë qartazi se përse. Pasi lexova këtë koment, tani nuk habitem më për asgjë. Pas kaq shumë kohësh vendosa të publikoj një koment në story. Kushdo që fshihet pas kësaj faqeje që ka shkruar këtë koment, do të kujdesem personalisht dhe do të kthehet në një nga qëllimet e mia kryesore, ndjekja penale ndaj kujtdo që fshihet pas këtyre fjalëve të pa justifikueshme. Kam treguar gjatë gjithë kësaj kohe që më njihni, që unë mbaj shumë, por kjo i kalon limtet, tani mbani pasojat ligjore”, shkruan Ronaldo, teksa ka postur edhe komentin ofendues.