GOSS-BIZ 3 Gusht 2022, 15:38

I dashuri e kërcënoi dhe publikoi videon intime, flet ish-Missi :" M'u deshë 6 vite që të shërohesha"

I dashuri e kërcënoi dhe publikoi videon intime, flet ish-Missi

12 vite më parë ish-Miss Kosova, Xhuli Nura, u tërhoq nga ekrani pas publikimit të një videoje intime nga ish-partneri. E ndërsa koha kalon, Nura ka vendosur të flasë për këtë ngjarje të rëndë që i kushtoi karrierën, por edhe shëndetin mendor. Ajo ka dhënë së fundmi një intervistë për "T7" ku rrëfeu se ish-i dashuri e shantazhoi para se t’i publikonte momentet erotike.

“Është gjë shumë e bukur kur dy njerëz duhen dhe kryejnë marrëdhënie seksuale. Gjëja që nuk duhet të bëhet është të shantazhohet dhe të merret një gjë intime sikur mu mor mua dhe të shantazhohesh që 20 mijë euro duhet me mi sjell ose të publikohet videoja ku ti je nudo.

Unë me rastin tim kam shpëtuar shumë gra. Unë e kam shëruar veten 5-6 vite. Për 5-6 vite nuk kam dashur me ditë për asgjë. Kam punuar me veten. Unë s’kam pasur shumë mbështetje, për shkak të mentalitetit”, tha ajo.