Histori dashurie mes Tom Cruise dhe Shakira, si qëndron e vërteta?

Lajmi i disa ditëve më parë që një histori e mundshme dashurie mund të ishte duke lindur mes Shakira-s dhe Tom Cruise, nuk kanë qenë edhe aq "thashetheme", teksa ishte vetë aktori që shprehu interes ndaj artistes latine menjëherë pas Cmimit të Madh të Formula 1 në Miami, të paktën sipas mediave.
Ndërkohë, edhe pse dukej se kishte një "feeling" mes tyre, Shakira shpenzoi kohë edhe me Lewis Hamilton dhe yllin e "Miami Heat", Jimmy Butler, ndërsa ishte e pranishme edhe në një prej ndeshjeve të fundit të tij kundër Bolton Celtics. Edhe pse mund të duket se Shakira është në kërkim të një romance të re, pas ndarjes nga Pique, në fakt është krejt e kundërta.
Sipas revistës "Heat", edhe pse ka pasur kimi mes tyre, këngëtarja është lutur që të mos flirtonte me të. Burimi për median sqaroi se Shakira nuk është e tërhequr pas tij dhe nuk ka asnjë interes romantik, pavarësisht gjithçkaje, por zgjodhi që t'i përgjigjej në mënyrë të sjellshme dhe të komunikonte me të.
Miqtë e familjes së Shakirës, si Ana Lourdes Martinez dhe Emilio Estefan thanë ndër të tjera:
"Miami ka qenë gjithmonë shtëpia e Shakirës. Edhe pse ajo jetonte në Spanjë shumicën e kohës, Miami ka qenë gjithmonë një vend që ajo e ka dashur. Kur miqtë janë në Miami, ata mblidhen së bashku. Shtypi dëshiron të krijojë një romancë, por ajo e njeh Tomin për një kohë të gjatë. Ajo është e fokusuar te familja e saj."
/News31