GOSS-BIZ 11 Janar 2022, 22:02

“Hedh baltë mbi figurën time”, Iliri përballet me Eltonin pas akuzave për të

“Hedh baltë mbi figurën time”, Iliri përballet me

Eltion Merja, një nga banorët më të rinj në “Big Brother VIP”, ka treguar që në hyrje se ka patur “rezerva” me Ilir Shaqirin, me të cilin e ka bashkuar profesioni.

Ai ka qenë balerin i “Dancing With The Stars”, ku Iliri ka qenë anëtar jurie. Gjithashtu janë përballur edhe në Itali, nga ku Eltioni ka ndarë një histori personale, ku nuk ka marrë ndihmë nga Iliri.

Lidhur me këtë, ata kanë diskutuar edhe “Prime-n” e sotëm. “Nuk mund t’i kërkosh një profesionisti pse nuk më zgjodhe”, tha Iliri.

Ndërsa Eltoni tha se nuk e ka thënë me qëllim, por vetëm ka ndarë një histori të vetën, ashtu si të tjerat.

“Ti ke hedhur baltë mbi figurën time”, tha Iliri, që vazhdoi të tregonte se nuk e mbante mend audicionin e tij.

“Nuk e vë në dyshim që Iliri ka ndihmuar shqiptarë të tjerë, por mua nuk më ka ndihmuar”, tha ai.

Ndonëse Eltoni tha se debati ishte profesional, që u kundërshtua nga Iliri, që tha se argumentat e tij ishin personale.

/News31