GOSS-BIZ 4 Gusht 2022, 13:59

Hana u rrit aq shpejt sa tani ndihmon babi Mozzik-un të vishet bukur në koncerte

Hana u rrit aq shpejt sa tani ndihmon babi Mozzik-un të vishet bukur

“Hanës do i thoja që babi të do shumë. E gjithçka kam bërë, e do të bëj do jetë gjithmonë vetëm për ty e të mirën tënde”-kështu do të shprehej para disa kohësh në një intervistë Mozzik-u. Reperi i njohur ka një lidhje shumë të fortë me vajzën e tij, të cilën e konsideron si suksesin më të madh të jetës.

Vogëlushja është rritur aq shumë sa tani ndihmon babin e famshëm të zgjedhë veshjet e duhura për në koncert. Në një postim në Instagram, ai ka treguar se vendi për kuratore imazhi është zënë nga e bija. Kot nuk thonë "Gocat janë shërbet për bakllava".

Hana u rrit aq shpejt sa tani ndihmon babi Mozzik-un të vishet bukur